Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca të mërkurën dhe të enjten.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka sqaruar se të mërkurën do të shqyrtohen projektligjet nga seancat e kaluar, kurse të enjten do të jetë në rend dite tërheqja e një pjese nga kursimet e qytetarëve në Trustin Pensional.
Për këtë të fundit, ajo tha se Grupi Parlamentar i VV-së nuk e mbështet.
“Këtë javë do të janë dy seanca një të mërkurën me vazhdimin e pikave të pa përfunduar nga seancat e kaluara. Të etjen fillojmë një seancë të re të sezonit pranveror, ku do të jetë edhe shqyrtimi për tërheqjen e Trustit”.
“Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga Trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo./eo/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?