Tërmetet në Shqipëri, disa ndërtesa pësojnë dëme në Bulqizë, një pjesë e Durrësit pa rrymë

07:28 | 16 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Pas dy tërmeteve që kanë ndodhur sonte në Shqipëri ka pasur dëme të vogla materiale në disa zona.

Top Channel mëson se dëme materiale ka “Lagja e Re” në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë nga objektet e banimit.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, në qytetet e tjera të Shqipërisë janë ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë se  disa dëme të lehta janë shkaktuar edhe në Xibër të Klosit. /Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme