Autoritetet shëndetësore amerikane kanë vënë në dukje se vaksina e përditësuar për COVID-19 e Pfizer dhe partnerit gjerman BioNTech, mund të lidhet me një lloj goditjeje në tru tek të moshuarit.
Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thanë të premten se kanë zbuluar një problem të mundshëm që lidhet me sigurinë, ku njerëzit 65 vjeç e lart kishin më shumë gjasa të kishin një goditje ishemike 21 ditë pas marrjes së vaksinës bivalente Pfizer/BioNTech, krahasuar me ditët 22-44. Ishemia e trurit shkaktohet nga bllokimet në arteriet që çojnë gjakun në tru.
FDA dhe CDC thanë se studime të tjera të mëdha, bazat e të dhënave të vendeve të tjera dhe bazat e të dhënave të Pfizer-BioNTech, nuk e kanë hasur këtë problem, duke shtuar se kërkohet më shumë hetim.
“Edhe pse tërësia e të dhënave aktualisht sugjeron se ka shumë pak gjasa që të ketë një rrezik të vërtetë klinik, ne besojmë se është e rëndësishme të ndajmë këtë informacion me publikun”, thanë autoritetet shëndetësore amerikane.
Pfizer dhe BioNTech thanë në një deklaratë se ata janë vënë në dijeni të raporteve të kufizuara të goditjeve ishemike te njerëzit 65 vjeç e lart pas vaksinimit me vaksinën e tyre të përditësuar.
“As Pfizer dhe BioNTech, as CDC apo FDA nuk kanë vëzhguar gjetje të ngjashme në sisteme të tjera monitorimi në SHBA dhe globalisht nuk ka asnjë provë për të konkluduar se goditja ishemike është e lidhur me përdorimin e vaksinave të kompanive për COVID-19”, shtojnë kompanitë
Ky shqetësim sigurie nuk është identifikuar me vaksinën bivalente të Moderna (MRNA.O) dhe CDC dhe FDA vazhdojnë të rekomandojnë që të gjithë të moshës 6 muajsh e lart të vijojnë vaksinimin e tyre kundër COVID-19./A2
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...