Një shofer në Gjakovë është gjobitur me 500 euro si dhe i është ndaluar për një vit drejtimi i automjetit në territorin e Kosovës, pasi ka zhvilluar shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar.
Policia e Kosovës njofton se ai ka lëvizur me shpejtësi 118 km/h në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
“Njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), me datën 14 janar 2023 në ora 13:16, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 118 km/h”, thuhet në njoftim.
“Ndaj drejtuesit të mjetit (bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor) i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, thuhet tutje në njoftimin e PK./arbresh.info
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...