Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook ka thënë se 24 vite më parë përmes fjalëve të ambasadorit, William Walker, bota e kuptoi që Serbia po kryente krime kundër njerëzimit në Kosovë.
“Titulli Honoris Causa është titulli më i vjetër i nderit në qarqet akademike, dhe shërben për të dalluar një kontribut të jashtëzakonshëm në një fushë të caktuar, ose në shoqëri”, ka shkruar Nagavci.
Ministrja Nagavci ka thënë se ambasadori Walker e meriton këtë titull të lartë nderi, “jo vetëm pse me nder e ndërgjegje të lartë i ka shërbyer kauzës sonë për liri dhe drejtësi, por edhe sepse është dëshmi se sa e rëndësishme është që e vërteta të thuhet, e plotë dhe pa frikë”.
“Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit, kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”, ka deklaruar amerikan William Walker, më 16 janar 1999, një ditë pas ekzekutimit dhe masakrimit të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.
“E vërteta është se masakra e Reçakut nuk ishte as e para e as e fundit e kryer nga forcat serbe”, ka shtuar Nagavci.
“Nuk ka familje e qytetarë që nuk ka përjetuar e vazhdon të përjetoj dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre, të fëmijëve, foshnjeve, grave e burrave nga dhuna e shtetit serb, nga gjenocidi i Millosheviçit. Por në masakrën e Reçakut, e veçanta qëndron në jehonën që pati dhe mbështetjen që mori Kosova në luftën e saj për liri”, tha Nagavci.
Sipas saj, dhe zëri i Ambasadorit Walker, i cili e tha të vërtetën, ishte kaq i rëndësishëm.
“Ambasadori Walker, ka respektin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm, dhe të pakursyer, që ka dhënë për Kosovën”, ka potencuar tutje ministrja Nagavci.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...