LDK ka mbajtur sot një jonferencë për media.
Nè konferencë u fol për rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ku thuhet se është i përfshirë në një aferë korruptive.
Më posht gjeni komunikatën e plotë nga kjo parti:
Kjo Qeveri është zhytur në korrupsion që nga dita e parë e saj. Më e keqja, korrupsionit të tyre dhe të njerëzve të tyre më të rëndësishëm nuk po i duket fundi.
Gati secili institucion që udhëhiqet nga njerëzit e tyre është zhytur e fundosur në korrupsion fund-e-krye. Edhe më keq, kjo udhëheqësi jo që nuk po i shkarkon të korruptuarit, por po i mbron me gjithë arsenalin e saj.
Korrupsioni i skajshëm i tyre përveç që ka shkatërruar qelizën e fundit të besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës, ka shkatërruar edhe reputacionin e vet shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
Rasti i fundit i Ambasadorit Berishaj ka dërguar mesazh të qartë në çdo cep të Botës se kjo Qeveri është e korruptuar deri në palcë dhe lufton ditë e natë, jo kundër korrupsionit dhe të korruptuarve, por krahpërkrah me korrupsionin dhe të korruptuarve. z. Berishaj nuk është një qytetar i thjeshtë dhe nuk është vetëm një Ambasador, ai është ndër themeluesit e partisë në pushtet dhe deri vonë ka qenë anëtarë i kryesisë së kësaj partie, pra njeri i rrethit të ngushtë vendimmarrës të saj.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë z. Martin Berishaj tash e sa muaj sipas medieve sllovene dhe kroate gjendet në qendër të një skandali të madh financiar me përmasa ballkanike.
LDK shpreh shqetësim për raportimin e këtyre medieve për afera milionëshe ku për protagonist kanë jo vetëm Ambasadorin Martin Berishaj por edhe patronin e tij Kryeministrin Albin Kurti.
Siç jeni në dijeni së fundmi gazeta sllovene ka botuar një hulumtim të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-i. Sipas këtij hulumtimi hidhen dyshime se përmes Ambasadorit Martin Berishaj, është financuar fushata elektorale e Albin Kurtit, nga paratë e kompanisë sllovene “GEN”, me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë.
Pretendimet e tilla z. Berishaj i kishte cilësuar si shpifje dhe kishte paralajmëruar padi. Megjithatë shqetësimin tonë e rrit fakti se dje në medie u raportua se padia e Martin Berishajt ndaj mediumit “Planet TV” dhe gazetarit që raportoi mbi dyshimet për përfshirjen e tij në një aferë financiare, është hedhur poshtë nga
Gjykata e Qarkut në Lubjanë, e cila tha se lënda ka pushuar pa efekte juridike.
· Sabotimi i komisionit hetimor nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj
Mandati i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, sipas Ligjit për Hetim Parlamentar do të përfundonte me 15 dhjetor 2022.
Në takimin e komisionit me 13 dhjetor 2022, me konsensus të plotë ishte vendosur që takimi përfundimtar ku do të votohej edhe Raporti final i Komisionit, të mbahet me 15 dhjetor në ora 15:00. Përkundër këtij dakordimi dhe pas pritjes prej 45 minutash, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit qeverisës sabotuan këtë takim, dhe me këtë rrezikuan kuorumin dhe si rezultat pamundësuan vendimmarrjen për Raportin final.
Sjellja e tillë e deputetëve të shumicës parlamentare, tregon për përpjekjet e tyre për të penguar zbardhjen e së vërtetës dhe fshehjen e veprimeve të njerëzve të afërt me Kryeministrin Kurti, veprime që tani çdo ditë e më shumë po dëshmohet se po marrin përmasat e një afere të madhe korruptive të karakterit ndërkombëtarë.
Kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
· Kryesia e Kuvendit ta procedojë për në seance plenare Draft – Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, dhe i njëjti të trajtohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit;
· Të shkarkohet menjëherë Ambasadori Martin Berishaj;
· Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz.
· Nëse vërtetohen transaksionet financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, ku përfshihen edhe transaksionet gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, kërkojmë hetim nga prokuroria e shtetit për z. Martin Berishaj për të konstatuar nëse ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 të Kodit Penal për “Deklarim të rremë nën betim”, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, ku kishte thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”.
Ju kujtojmë se konsumimi i kësaj vepre penale parasheh dënimin deri në 5 vite burgim. /arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...