Gruaja raporton se s’po mund ta kontaktojë dajën, policia e gjen të vdekur në banesë

09:02 | 14 Janar 2023
K.B

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se nuk ka mundur ta kontaktojë për dy ditë dajën e saj i cili jeton i vetëm në banesë.

Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e Policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme