Kontrabandë me kafshë, arrestohen tre persona në Gjakovë

08:55 | 14 Janar 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë, nën akuzën se po bënin kontrabandë me kafshë.

Dy prej të dyshuarve janë shtetas të Shqipërisë, ndërsa njëri kosovar.

Policia ka hasur në 9 krerë viça për të cilët të dyshuarit nuk kishin dokumentacion të rregullt përcjellës./arbresh.info/

Fsh. Zylfaj, Gjakovë 13.01.2023 – 12:40. Janë arrestuar 3 (tre) të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Kosovës kurse dy të tjerët shtetas të Shqipërisë), pasi gjatë kontrollit të automjetit transportues me të cilin ishin duke udhëtuar ata, janë hasur 9 krerë viça për të cilët të dyshuarit nuk kishin dokumentacion të rregullt përcjellës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme