106 persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve gjatë vitit 2022 në Kosovë.
Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë vitit 2022 ka pasur më pak aksidente fatale, krahasuar me aksidentet që kanë ndodhur në vitin 2021.
Në statistikat e Policisë, vërehet një rënie edhe e aksidenteve në total.
“Falë angazhimeve policore vërehet rënie e aksidenteve, në përgjithësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, bënë të ditur policia për arbresh.info.
Megjithatë, siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë, e si zgjidhje për këtë sipas thotë ekspertit të komunikacionit, Bekim Ahmeti, mbetet sistemi i kamerave dhe radarëve inteligjentë.
Ahmeti: Duhet që policia të ketë masa më të rrepta gjobitëse
Sipas Ahmetit, radarët dhe kamerat duhet të vendosen nëpër zona të ndryshme.
“Duhet të vendoset sistemi i kamerave edhe radarëve inteligjent, mobil dhe lëvizës, Radarët duhet të vendosen nëpër disa zona, kurse kamerat në qytete dhe në autostradë”, shprehet Ahmeti për arbresh.info.
Ani pse policia deklaron se ka zgjeruar kapacitetet në terren dhe ka organizuar disa fushata vetëdijesuese për çështje të ndryshme, eksperti i komunikacionit mendon se nuk mjafton vetëm fushata vetëdijësuese e policisë, por në vend të kësaj duhet që të ketë masa më të rrepta të gjobitjes.
“Nuk mjafton vetëm fushata vetëdijësuese e policisë së Kosovës, fushatat vetëdijësuese ekzistojnë qysh prej vitit 2000, por këto fushata në asnjë popull nuk funksionojnë, duhet që policia të ketë masa gjobitëse më të rrepta, vetëm gjobitja i vetëdijëson qytetarët e pavetëdijësueshëm”, thotë ai.
Ahmeti thotë se shoferët në Kosovë janë në vendin e fundit në rajon për sa i përket respektimit të rregullave.
Ndryshe, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2021 janë shqiptuar 483477 gjoba, kurse në vitin që e lamë pas janë shqiptuar 645485 gjoba. /arbresh.info/ Kujtesë Berisha/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...