Një shpërthim ka ndodhur sot, të premten, në një tubacion gazi natyror që lidh Lituaninë dhe Letoninë.
Shpërthimi, që ndodhi në veri të Lituanisë, është konfirmuar për agjencinë Reuters nga kompania lituaneze e transmetimit të gazit natyror Amber Grid.
Si pasojë e incidentit, nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.
Pamjet e publikuara nga transmetuesi publik lituanez LRT tregojnë një vatër aktive zjarri në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore, shkruan A2CNN.
Kompania njoftoi se, sipas vlerësimeve fillestare, nuk sheh shkaqe dashakeqe të shpërthimit.
Megjithatë, hetimet do të mbulojnë çdo skenar të mundshëm.
Pas shpërthimit u evakuua edhe fshati Pasvalio Vienkiemiai me rreth 250 banorë, ndërsa flakët arritën një lartësi prej 50 metrash dhe ishin të dukshme në një distancë prej 17 kilometrash.
https://www.youtube.com/watch?v=JvWzthz7Lnc
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...