Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën vjeneze në gjuhën gjermane, “Die Presse”.
Ai ka thënë se për ekslaimin e radhës të situatës në Kosovë është e vështirë të parashikohet, pasi kjo gjë varet nga Serbia.
“Kjo është e vështirë të parashikohet, sepse varet nga Serbia. Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi së voni ngritën 16 barrikada në veri të vendit. Shpresoj të mos ndodhë kjo kurrë më. Por Beogradi nuk e pranon se ne jemi vend i pavarur. Po tenton ta minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE dhe po bën progres ekonomik. Kjo po e bën nervoz Beogradin”, theksoi Kurti, transmeton arbresh.info.
Kreu i ekzekutivit u pyet edhe rreth një përplasjeje tjetër të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, pas dërgimit të ushtrisë nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kufi me Kosovën.
“Shpresoj që jo. Por në të njëjtën kohë, më kujtohet se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë përreth Kosovës. Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë, ne pamë njerëz me shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave ‘Ujqërit e Natës’ dhe trupës mercenare ruse ‘Ëagner’. Ne jemi të shqetësuar: jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”, u shpreh Kurti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...