Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në Facebook, ka treguar lidhur me projektet e realizuara dhe investimet e bëra në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2022.
Kurti theksoi se gjatë vitit 2022 është dyfishuar buxheti për Ushtrinë e Kosovës, krahasuar me vitin 2021.
Ai poashtu ka treguar edhe për marrëveshjet e bashkëpunimit në sektorin e mbrotjes me vende të tjera.
Postimi i plotë i Kurtit:
2022: Qeveria për mbrojtje dhe siguri
Me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar:
Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq në 2023 do të ketë rritje edhe për 20%;
Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027;
Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë;
Reklama
Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë;
Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë;
Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç;
Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019;
‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...