Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja të infektimit me Covid-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.
Janë kryer 461 testime, ndërsa 35 qytetarë janë shëruar.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 461 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:
Nga 3 qytetarë në Tiranë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë.
Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,241 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...