Një trup gjyqtarësh në Gjykatën Speciale, ka rrëzuar një kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e që ka të bëjë me të akuzuarin Pjetër Shala.
Zyra e Prokurorit të Specializuar pati kërkuar nga gjykata që para fillimit të procesit gjyqësor ndaj tij, të akuzuarit Pjetër Shala, t’i kufizohen komunikimet.
“Trupi Gjykues rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për kufizimin e komunikimeve të z. Shala përpara fillimit të gjykimit”, shkruan në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një vendim i tillë nga trupi gjykues është marrë me 11 janar.
“Në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, trupi gjykues nuk u bind se masat e kërkuara do të ishin proporcionale”, deklaron Zyra për Media e Dhomave të Specializuara, raporton rtk.
Pjetër Shala akuzohet për krime lufte, kurse vendimin e saj për refuzim të kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, paneli i përbërë prej tre gjykatësve të Gjykatës Speciale, ndër të tjera ka konstatuar se është në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, konkretisht me të drejtën e pavarësisë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...