Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, lëshoi dhe një apel për drejtuesit kryesorë të rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, që të ndalin atë që ai e quajti “terror digjital të Edi Ramës”.
Sipas Berishës, Rama nuk ka asnjë parim dhe po terrorizon punonjësit e administratës përmes rrjeteve sociale.
“Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve.
PD-ja do të konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim.
A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet digjitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë.
Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën like, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur”, u shpreh Berisha./A2cnn/
Zgjedhjet në SHBA, njohësit: Demokratët kanë lidhje emociona...
Macron uron Trumpin, shpreh gatishmërinë për të punuar së ba...
Krasniqi uron Trumpin: Lidhja mes Kosovës dhe SHBA-ve shkon ...
Grenell: Amerika dhe bota u shpëtuan, paqja do të vijë së sh...
Zelensky uron Trumpin dhe llogarit në mbështetjen e SHBA-së ...
Rutte: Trump do të jetë përsëri çelësi për ta mbajtur të for...