Sekuestrohet anija me 50 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës

11:43 | 13 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Një anije peshkimi me një sasi të konsiderueshme karburanti kontrabandë është ndaluar në Portin e Durrësit.

Burime nga shërbimi doganor dhe policia bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë, që vinte me anijen “Geni”.

Kjo është anija e katërt, që zbulohet me naftë kontrabandë në hambarin e saj.

Drejtuesit e mjeteve të peshkimit e marrin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për konsum personal dhe më pas e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë./en

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme