Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm përpara banesës së shefit të Krimeve në Shkodër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç ku për pasojë banesa e Pëllumb Shpatit ka pësuar dëme të lehta si dhe automjeti i tij.
Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje“, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan tvklan.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me KPM-në, fl...
Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyr...
Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris...
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?