Nesër në Tiranë zhvillohet ceremonia e dhënies së titullit “Honoris Causa” për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në agjendën e zbardhur mësohet se ky titull do t’i jepet gjatë ceremonisë për promovimin e librit të tij “Kritika e etikës globale”.
Fjalën hapëse gjatë dhënies së titullit do ta mbajë profesor Anastas Angjeli, për të vijuar me profesor Ardian Civicin dhe më pas vetë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Në ceremoninë e promovimit të librit që do të nisë në orën 11:45 deri në 12:24 panelin do ta drejtojë Angjeli dhe pas tij do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama. Në fund do të mbajë fjalën përshëndetëse kryeministri i Malit të Zi. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Akademisë së Kembrixhit, dr. Nora Weller dhe profesorët Arben Cici dhe Përparim Kabo./A2CNN/
Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyr...
Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris...
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...