Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka pritur përfaqësuesit e Këshillit të Klubeve të Gjelbëra, nxënës nga nëntë shkolla të Prishtinës, ku pritet të vazhdojë bashkëpunimin me Green Art Center.
“Në Sallën e Kuvendit të Kryeqytetit prita përfaqësuesit e Këshillit të Klubeve të Gjelbëra – nxënës nga 9 shkolla të Prishtinës, të cilët ndanë me ne idetë e tyre për një kryeqytet të gjelbër dhe miqësor me ambientin. Jemi të lumtur të vazhdojmë bashkëpunimin me Green Art Center , së bashku me të cilët këto super ide do t’i sjellim në jetë gjatë vitit 2023”, ka shkruar Rama
Në mesin e 9 shkollave të kryeqytetit si pjesë e Këshillit të Klubeve të Gjelbëra në kuadër të projektit të Green Art Center është edhe shkolla fillore Shfmu”Nazim Gafurri”, ”Shkolla e Gjelber” etj./arbresh.info
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...