Krasniqi për raportin e HRW-së: Tregues se kjo Qeveri abuzoi me të drejtat elementare të qytetarëve

11:44 | 12 Janar 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi organizata Human Rights Watch (HRW) në raportin për Kosovën për vitin 2022, ka përmendur tensionet, kërcënime dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky raport është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga Qeveria Kurti, sipas tij “Abuzim me të drejtat e tyre elementare”.

Krasniqi theksoi se gjatë vitit që lamë pas ka pasur shpërfaqje të mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale.

“Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch”, shkruan ai.

“Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie”, tha Krasniqi./arbresh.info/

Lexo edhe:

HRW: Një vit plot tensione, kërcënime dhe shkelje të të drejtave të njeriut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme