Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të paqes me Azerbajxhanin për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabukut.
Kjo është përplasja e fundit mes këtyre dy shteteve aleate sa i përket konfliktit për Nagorno-Karabak.
Armenia dhe Azerbajxhani për muaj të tërë kanë zhvilluar bisedime me qëllim që të arrijnë një marrëveshje të paqes për Nagorno-Karabakun – një rajon i shkëputur që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që është shtëpi kryesisht e armenëve etnikë.
Muajin e kaluar, disa azerbajxhanas që pretendojnë se janë aktivistë mjedisorë, kanë bllokuar rrugën e vetme që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë.
Jerevani e ka quajtur këtë si bllokadë të mbështetur nga Qeveria.
Por, Bakuja ka thënë se protestuesit kanë shqetësime legjitime lidhur me mihjen ilegale nga armenët dhe Azerbajxhani mohon se ky rajon është bllokuar.
Në deklaratën e lëshuar të enjten, Rusia fajësoi Armeninë për anulimin e bisedimeve të paqes mes dy shteteve dhe i bëri thirrje Jerevanit që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.
“Është vështirë të vlerësohet pozicioni i Jerevanit kur deklaratat e tyre zyrtare dallojnë shumë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ajo tha se vendimi i Jerevanit për t’u tërhequr nga bisedimet e paqes, që ishin paraparë të mbaheshin në dhjetorin e kaluar në Moskë, “na pengojnë që të diskutojmë për një traktat të paqes”.
“Nëse partnerët tanë armenë janë vërtetë të interesuar për të zgjidhur këto probleme, atëherë në vend se të merren me skolastikë, është e nevojshme të vazhdojmë të punojmë së bashku”, shtoi ajo.
Zyrtarët në Jerevan kanë rritur zemërimin e tyre nga Rusisë – shtet që zyrtarisht është aleat i Armenisë, pasi të dyja ato bëjnë pjesë në një traktat të përbashkët për vetëmbrojtje – për shkak se nuk ka bërë më shumë për t’i dhënë fund bllokadës.
Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 2020, nën ndërmjetësimin e Moskës, Rusia vendosi një kontingjent të forcave paqeruajtëse në rajon dhe Azerbajxhani u pajtua se do të sigurojë lëvizje të lirë përgjatë Korridorit Laçin, që lidh Armeninë dhe Nagorno-Karabakun.
Armenia ka thënë se Azerbajxhani nuk po i përmbahet marrëveshjes dhe ka kërkuar që paqeruajtësit rusë të bëjnë më shumë për të shpërndarë protestuesit në Korridorin Laçin.
Por, Moska ka thënë se po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar palët për të tejkaluar këtë situatë./rel/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek