Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Basri Shabani me stafin e tij, sot ka takuar kryetarin e komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua situata e sigurisë në rajon, e cila është vlerësuar të jetë qetë pas zhvillimeve të fundit në Shtërpcë, ku u plagosen dy qytetarë serb dhe nga policia rajonale e Ferizajt pak orë më pas u arrestua i dyshuari i kësaj ngjarje.
“Gjithashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të policisë dhe kryetarit të komunës me bashkëpunëtorë, të cilët bashkërisht menaxhuan mirë situatën pas incidentit, ku disa qytetarë bllokuan rrugën rajonale Shtërpcë – Prevallë për disa orë në shenjë revoltë. Ndërkaq, falë bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional edhe protesta e mbajtur në Shtërpcë me datën 08.01.2023 kaloi e qetë dhe pa asnjë incident”, thuhet në njoftim.
Kryetari Dalibor Jevtiç falënderoi policinë rajonale të Ferizajt për mbështetjen dhe menaxhimin e situatës gjatë dhe pas ngjarjes së incidentit të datës 06.01.2023 dhe ofroi mbështetje të pa rezervë të tij që në Shtërpcë të mbizotëron një ambient i qetë dhe i sigurt për qytetaret e saj.
“Ndërsa deri në një vlerësim tjetër kryetari i komunës kërkoi që:
Të vendosen pika kontrolli në fshatin Drajkovc dhe Jazhincë
Të shtohet prania e policisë në stacionet e autobusëve, kur fëmijët vijnë dhe dalin nga shkolla
Të shtohet patrullimi i policisë në rrugët kryesore të Shtërpcës
Të vendosen kamerat e sigurisë në pika të rëndësishme dhe të mbikëqyren nga policia”, thuhet tutje në njoftim.
Drejtori Rajonal, Nënkoloneli Basri Shabani e ka siguruar kryetarin e komunës së Shtërpcës se Policia Rajonale e Ferizajt ka ofruar mbështetje dhe përkrahje për stacionin e policisë në Shtërpcë, ka shtuar masat e sigurisë në terren për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, i ka caktuar dy pika kontrolli në fshatin Drajkovc dhe Jazhincë.
Policia në vazhdimësi ka punuar me plan operativ “Siguria në shkolla”, për ti siguruar nxënësit kur vijnë dhe kur dalin nga shkolla, është në zbatim të planit rreth objekteve të kultit, ku në baza ditore vizitohen objektet fetare.
Gjithashtu policia rajonale do të bëjë një analizë të re rreth vendosjes së kamerave të sigurisë në vendet kyçe në Shtërpcë, që do të monitorohen dhe mbikëqyren nga policia./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...