Google ADS

Spitali i Pejës shton masat e sigurisë, funksionalizon dhomën për monitorimin e kamerave

14:44 | 11 Janar 2023
A. B.

Spitali i Pejës ka funksionalizuar dhomën për monitorimin e kamerave të sigurisë në kohë reale. Me këtë sistem, spitali synon ta rris sigurinë brenda dhe jashtë hapësirave.

Kamerat do të monitorohen nga një punëtor i caktuar enkas për këtë detyrë.

Postimi i plotë i Spitalit të Pejës:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë në kuadër të shtimit të masave të sigurisë brenda hapësirave të spitalit, funksionalizon dhomën për monitorimin e kamerave të sigurisë në kohë reale. Realizimi i këtij projekti në tërësi është kryer nga punëtorët e spitalit dhe nuk ka pasur asnjë implikim buxhetor.

Me këtë sistem synojmë që të rrisim sigurinë brenda dhe jashtë hapësirave të spitalit, ku në kohë reale do të monitorohen hapësirat nga një punëtor i caktuar enkas për këtë detyrë.

Investimet në siguri i shohim tejet të rëndësishme duke u nisur nga fakti që spitali jonë ka frekuentim të madh dhe në këtë drejtim gjatë këtij viti synojmë që të investojmë në sistemin e kamerave (moderne) ku do synojmë mbulueshmërinë 100 % të hapësirave brenda dhe jasht spitalit! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme