Ukraina dhe Rusia pajtohen për shkëmbimin e robërve të luftës

14:06 | 11 Janar 2023
A. B.

Ukraina dhe Rusia janë dakorduar për të bërë shkëmbimin e të robërve të luftës, ka bërë të ditur zyrtarja ruse për të drejtat e njeriut Tatjana Moskalkova, pas takimit që pati me kolegun ukrainas Dmitro Lubinec në Turqi.

Moskalkova dhe Lubinec janë takuar në margjinat e konferencës ndërkombëtare të Ombudspersonit në Ankara.

Në fotografi shihen duke qëndruan të ulur në anët e kundërta të tavolinës. Gjatë takimit të tyre, kishte ndodhur beteja e përgjakshme për qytetin Soledar në lindje të Ukrainës.

Më herët Moskalkova përmes aplikacionit Telegram ka thënë se ajo dhe Lubinec kanë diskutuar për ndihmën humanitare për qytetarët e Rusisë dhe Ukrainës.

Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë kryer një sërë shkëmbimesh të burgosurve të luftës.

Madje kanë qarkulluar shumë video, ku shihen ushtarët ukrainas duke u kthyer në atdhe duke kënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme