Google ADS

Mbipopullimi i burgjeve, qeveria shqiptare pritet të propozojë amnisti penale

13:48 | 11 Janar 2023
A. B.

Gjatë prezantimit të arritjeve të ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë në Shqipëri për vitin 2022 si dhe objektivat për 2023, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se për herë të parë në sistemin e burgjeve numri it ë paraburgosurve e tejkalon numrin e të dënuarve.

Në një komunikim me gazetarët, Manja tha se në vitin 2023 kanë si qëllim që t’i prezantojnë një amnisti penale për të ulur mbipopullimin në burgje

“Në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve. Sa i përket paraburgimit ne kemi një mbipopullim. Pse vjen kjo? Mbipopullimi ka shumë faktorë, por lidhet edhe me veprimtarinë e sistemit gjyqësor”, tha ministri.

“Drejtësia është pushtet i pavarur, por sa i takon sistemit të hetimit dhe ndjekjes penale, në të gjitha rekomandimet tona ne kemi pjesë të rekomandimeve që Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë do duhet të aplikojë gjithë alternativat e dënimit. Për vitin 2023 nuk mund ta them saktësisht kohën, në objektivat tona është që t’i propozojmë Parlamentit shqiptar miratimin e një amnistie penale. Kohën nuk mund ta them por është obkjektivi ynë”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme