Në lagjen “5 Maji” po merr formë dita-ditës një vepër dinjitoze urbane e arkitektonike ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga ndërtimet e pallateve të reja në lagjen “5 Maji”, ndërsa solli në vëmendje edhe protestën e banorëve për shembjen e shtëpive ekzistuese në këtë zonë.
“Me shpresën se do t’ju kujtohen ende ‘viktimat’ e lagjes ‘5 Maji’ tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Plani vendor për zonën e “5 Majit” parashikon zhvillimin e një lagjeje të re banimi dhe integrimin e kësaj zone me pjesën tjetër të qytetit.
Projekti i ndërtimit në zonën e “5 Majit” në Tiranë synon jo vetëm zgjidhjen e problemeve të familjeve të prekura rëndë nga tërmeti, por edhe krijimin e një poli të ri në kryeqytet i konceptuar si një qendër e mirëfilltë urbane, e aftë të gjenerojë zhvillim dhe ndërlidhje me pjesën tjetër të qytetit./atsh
Mbështetësit e Harrisit largohen të zhgënjyer nga festa, ajo...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me KPM-në, fl...
Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyr...
Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris...
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...