Krerët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, dje janë takuar në Tiranë me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Sipas deklaratave të krerëve politik, në takim është diskutuar për sfidat dhe rrugëtimin e të dy shteteve drejt anëtarësimit në BE.
Ali Ahmeti, Arben Taravari, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçi ishin pjesëmarrës në këtë takim, ndërsa ftesën e refuzoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili më herët theksoi se nuk është koha që të organizohen takime të tilla.
Pasi përfundoi takimi, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, para gazetarëve tha se takimi i sotëm ishte për rrugëtimet e përbashkëta që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociata për anëtarësim në BE.
“Takimi i sotëm ishte për rrugëtimet e përbashkëta që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociata për anëtarësim në BE. Kishte një ligjërim nga kryeministri i Shqipërisë për përpjekjet e përbashkëta që janë bërë, si dhe përpjekjet që duhet bërë pas përfundimit të skriningut drejt hapjes së kapitullit të parë. Parashikimet ishin se tani do të jetë më e vështirë rruga, kështu që të dyja vendet tani duhet të koordinohen, në mënyrë që ta shkurtojmë rrugën për anëtarësim në BE. Një nga mënyrat thuajse të vetmet për ta parandaluar emigracionin, është anëtarësimi në BE. Është përmendur edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë, njerëzit e të cilëve janë kthyer në vend pas anëtarësimit në BE.
I pyetur për mos prezencën e Bilall Kasamit, Ahmeti tha se që skanë bërë mirë dhe se kanë treguar pa pjekuri politike.
Kryetari i ASH-së Arben Taravari, theksoi se takimi ishte analizë e përgjithshme e gjendjes në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
“Takimi ishte analizë e përgjithshme në të dy vendet. gjithashtu biseduam ardhmërinë e përbashkët të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kemi pasur sfida, ndërsa tani si dy shtete të NATO-s urojmë dhe shpresojmë që së bashku t’i vazhdojmë negociatat për anëtarësim në BE. Të gjitha partitë që ishin këtu e përkrahim atë që Maqedonia e Veriut duhet ta vazhdojë rrugën për në BE. Kemi diskutuar edhe për ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen në RMV. Ishte një bisedë e relaksuar, më shumë si darkë e fillim vitit”, tha Taravari.
I pyetur për takimet e tij me krerët e Kosovës, Taravari tha se kanë qenë takime që janë caktuar prej më herët.
Ndërsa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, pasi përfundoi takimi, nuk u ndal para gazetarëve për të dhënë deklaratë./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...