Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zjedi në një prononcim për TV21 tha se një koalicion mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së është i pamundur.
Rexhepi thotë se kjo do të nënkuptonte fillimin e ndarjes së Maqedonisë.
“Personalisht jam i bindur se nuk mund të ndodhë një koalicion OBRM-PDUKM-LSDM, pasi që këtë nuk do ta lejonin ndërkombëtarët, sepse ky lloj koalicioni i vetëm, pa shqiptarët, apo pa subjektet politike shqiptare do të sillte deri tek fillimi i ndarjes së Maqedonisë, realisht”.
“Prandaj konsideroj që nuk do e lejojnë këtë ndërkombëtarët, të ndodhë një koalicion i tillë, është një utopi që del në media por megjithatë shqiptarët janë dhe do të mbeten faktor kryesor edhe në pushtet por edhe në opozitë”, tha mes tjerash Rexhepi./TV21/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA