Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë sot në një takim përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë Veriut.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët do të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama.
Tema që pritet të diskutohet janë zhvillimet politike në Shkup dhe ngërçi me Bullgarinë.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili është dhe ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se takimi në Tiranë synon shkëmbimin e mendimeve për çështjet aktuale në rajon, shkruan Rtsh.
“Sipas informacioneve që kam, takimi në Tiranë është i Vitit të Ri dhe synon shkëmbimin e mendimeve për disa çështje aktuale në rajon, si dhe pritshmëritë për vitin e ri, i cili sjell më shumë sfida. Por takimi nuk ka një axhendë të paracaktuar, të saktë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe kujtojmë se e dëshmoi veçanërisht në negociatat me Bullgarinë, kur fjalë për fjalë, dikur duke u ekspozuar dhe në kurriz të interesave të Shqipërisë, mbrojti pozicionet maqedonase. Nuk ka nevojë të krijohet konspiracion për ato takime”, tha Osmani./rtsh
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...