Google ADS

Vrau shqiptarin që po i shembte shtëpinë me buldozer, lirohet 53-vjeçari

13:01 | 10 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Është liruar nga Gjykata në Arezzo shtetasi italian, i cili qëlloi për vdekje fqinjin e tij shqipar që u përpoq t’i prishte banesën me buldozer.

Gjyqtarja e çështjes vendosi të mos merrte asnjë masë paraprake për 53-vjeçarin, Sandro Mugnai, një artizan i hekurit, i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e shqiptarit.

Sipas gjyqtares Giulia Soldini, kushtet për masën e sigurimit me burg nuk ekzistojnë. Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka ndonjë rrezik të mundshëm për arratisjen e të pandehurit.

Mugnai iu përgjigj pyetjeve gjatë seancës, në krah të avokatëve të tij Piero Melani Graverini dhe Marzia Lelli.

E pranishme në seancë ishte dhe prokurorja Laura Taddei e cila gjithashtu kërkoi arrest shtëpiak për 53-vjeçarin.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi natën mes 5 dhe 6 janarit, kur 53-vjeçari italian mori armën e gjahut dhe qëlloi ndaj fqinjit shqiptar, i cili pasi i prishi makinat ishte drejtuar drejt banesës për ta shembur atë. Në banesë italiani ndodhej së bashku me familjen e tij.

Në kushtet e gjendura, Mugnai ka qëlluar 5 herë në drejtim të shqiptarit, ku 4 prej plumbave kamë përfunduar në trupin e këtij të fundit./abc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme