Krasniqi pret në takim kryetarin e komunës së Gostivarit, flasin për gjendjen politike aktuale

12:26 | 10 Janar 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se në këtë takim, kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe për gjendjen aktuale e politike.

“Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme