Të paktën 17 persona humbën jetën në përleshjet e radhës me mbështetësve të ish-presidentit dhe forcave të policisë në Perunë juglindore.
Epiqendra e dhunës kësaj here ishte qyteti i Juliaca, ku dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur në një prej incidenteve më të rënda që kur ish-presidenti Pedro Castillo u arrestua muajin e kaluar për përpjekje për të shpërndarë Kongresin.
Mbështetësit Castillo tashmë ndodhen në rrugë në protesta prej disa javësh. Ata nuk e pranojnë presidenten e re Dina Boluarte dhe duan zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri Alberto Otárola denoncoi përleshjet në Juliaca, duke i përshkruar ato si një sulm të organizuar ndaj policisë. Ai tha se mijëra njerëz ishin përpjekur të pushtonin aeroportin dhe një stacion policor.
Ndërkohë, që nga ana tjetër protestuesit akuzojnë policinë se po ushtron dhunë mbi ta. Ata kërkojnë largimin e presidentes./A2/
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër