Këto janë banoret e reja në Big Brother VIP Kosova

08:56 | 10 Janar 2023
A. B.

Shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP mbrëmë iu shtuan edhe dy banorë të rinj.

Një këngëtare e re e quajtur Mbresa u bë konkurrentja e re e BBVK, duke u përfshirë në garë me banorët e tjerë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Veç saj, shtëpisë iu bashkua edhe artistja e mirënjohur shqiptare, Ganimete Abazi e njohur për publikun si Ganja.

Kjo e fundit fillimisht interpretoi disa këngë në oborr e më pas u kumtua lajmi se do të hyjë edhe brenda në shtëpi.

Në natën Prime të këtij spektakli duhet theksuar se pati debate të shumta ndërmjet banorëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme