“Mburoja politike ka rënë”, Rama reagon për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë

18:58 | 9 Janar 2023
KRG

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen dhe ka reaguar në lidhje me vjedhjen qindra mijëra eurove nga një pastruese në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të ministrit Arben Ahmetaj. Në një postim ën Twitter kreu i qeverisë thekson se mburoja e vjetër politike ka rënë dhe faktet sipas tij tregojnë vullnetin e qeverisë kundër kundër korrupsionit.

“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!

E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!

Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme