Google ADS

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare, ani pse tre ditë pushim, veturën e merr me veti

15:17 | 9 Janar 2023
L G

Ani pse të premten pas orës 16:00 kishte përfunduar orari i punës për të gjithë zyrtarët shtetëror, duket se për këtë zyrtarë, i cili po e voziste këtë veturë me targa 5Z nuk ishte njëjtë.

Siç duket ai kishte vendosur që veturën zyrtare ta merrte me veti edhe në shtëpi.

Kjo fotografi është shkrepur të premten rreth orës 19:00 në afërsi të rrethit kryesor në Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kjo tregon se po vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare, ani pse përveç fundjavës edhe dita e hënë (sot) është festë zyrtare për ata që punojnë në institucionet shtetërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme