Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka mohuar se Shqipëria ka bërë rolin e avokatit të Serbisë, duke dëmtuar interesat e Kosovës.
Teksa foli për situatën e tensionuar për disa javë në veri, ajo deklaroi se Shqipëria mbështet me shumë vendosmëri sundimin e ligjit në veriun e Kosovës teksa dënoi sulmin e djeshëm në Shtërpcë ndaj dy qytetarëve me etni serbe.
Në konferencë për media, ajo po ashtu u zotua që gjatë këtij viti do të thellohet bashkëpunimi me Kosovën me takime ndërqeveritare dhe do të angazhohen për diskutime në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, shkruan Euronews Albania.
E pyetur se si është ndihmuar Kosova gjatë vitit të kaluar, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se Shqipëria mbështet me vendosmëri sundimin e ligjit në veri të Kosovës.
Ajo tha se vetëm dialogu është rruga drejt paqes, stabilitetit dhe rrugëtimit evropian.
“Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje dhe me shumë shqetësim gjitha ngjarjet në Kosovë, në kontakt të ngushtë me partnerët tanë. Vendimi konstruktiv i Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, ishte një vendim i duhur por për fat të keq nuk ia doli që të ç‘tensiononte situatën, ashtu siç duhej të kishte ndodhur. Dhe pastaj bojkoti i institucioneve, akteve të papranueshme të dhunës nga disa grupe të serbëve të Kosovës kundër policëve të Kosovës, kundër EULEX-it, kundër gazetarëve e përkeqësuan më tej situatën duke krijuar në këndvështrimin tonë një përshkallëzim, një tension artificial të pajustifikuar, të papranueshëm i cili mund të kishte degraduar më keq nga ajo që kemi parë deri më tani”.
“Prandaj edhe ne kemi bërë thirrje, koordinuar me partnerët edhe aleatët tanë për t’i dhënë fund këtyre akteve, për të hequr menjëherë barrikadat, sigurisht të rreshtuar krah Kosovës. Ne jemi edhe më të vendosur përkrah Kosovës. Shqipëria mbështet me shumë vendosmëri sundimin e ligjit në veriun e Kosovës”, u shpreh ajo.
Ajo deklaroi se asnjëherë nuk kanë mbrojtur retorikat nacionaliste të Serbisë, përkundër bashkëpunimit ekonomik në procesin e Ballkanit të hapur.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...