Autoritetet rumune kanë sekuestruar katër vetura të tjera luksoze si pjesë e një hetimi ndaj influencuesit kontrovers dhe mizogjen, Andrew Tate, përpara një paraqitjeje në gjykatë javën e ardhshme.
Tate, i cili është ndaluar nga një numër platformash të mediave sociale për komente mizogjene dhe gjuhë urrejtjeje, u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan javën e kaluar si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor dhe përdhunim, raportoi TheGuardian.
Të premten, një zyrtar tha se prokurorët që hetonin rastin kishin sekuestruar katër automjete të tjera, pasi 11 vetura u morën gjatë bastisjes.
Të paktën shtatë nga veturat e sekuestruara janë të regjistruara tek vëllezërit Tate.
Më shumë se 10 prona në pronësi të kompanive të regjistruara në ta janë sekuestruar gjithashtu, të cilat do të përdoren për të paguar hetimin dhe për të paguar dëmet për viktimat nëse dënohen ata, ka thënë Ramona Bolla, zëdhënëse e Drejtorisë së Rumanisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.
Vëllezërit Tate kanë qenë nën hetim penal në Rumani që nga prilli i vitit të kaluar dhe u arrestuan në Bukuresht më 29 dhjetor me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe formimit të një grupi krimi të organizuar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...