Kalimi i Ligjit për Paga në sektorin publik dhe ai për shërbyesit civil, sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka ndodhur pas debateve jo normale që janë krijuar nga vetë partia në pushtet Vetëvendosje, dhe lideri i tyre kryeministri, Albin Kurti.
Në një intervistë për arbresh.info deputeti Shala thotë se tashmë kanë nisur të shfaqen dhe problemet e para rreth Ligjit të Pagave në sektorin publik
Sipas tij, një ndër këto probleme është ankimimi që është bërë nga PDK-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij ligji, i cili të enjten është dekretuar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ky ligj, sipas tij, nuk dihet sesi do të fillojë të implementohet, sidomos ai për pagat, pasi që nuk ka linjë buxhetore të planifikuar nga buxheti i shtetit.
Shala e sheh si tejet problem, pasi neni 9 i ligjit për Pagat, sipas tij, do të duhej t’i definonte qartë shumat buxhetore, koeficientin, pasi sipas tij, ka paqartësi të mëdha.
“Është lojë politike dhe jo të sinqertë, e jo normale të institucioneve të shtetit, të cilat praktikisht fillon implementimi i ligjit të pagave nga 1 shkurti, dhe nuk kemi kod buxhetor për këtë ligj, nuk kemi shumë njohuri se sa do të jenë pagat e qytetarëve”, thotë ai, duke shtuar se krejt kjo për shkak të mbajtjes si top të mbyllur dhe të pasinqertë me koeficientet.
Krejt këtë situatë, Shala e sheh si një ambicie të “ Qeverisë Kurti 2” për të luajtur me kategori sociale, për të lëvizur me kategoritë e ndryshme ekonomike, dhe për të faktorizuar veten si ekzekutiv në momentet e caktuara, si dhe për të krijuar skandale dhe kriza të caktuara, raporton arbresh.info.
Shala frikohet që ligji për pagat dhe shërbyesve civilë, do të prodhojnë kriza të caktuara sociale dhe gjyqësore gjatë ditëve të ardhshme.
Shala: Ligji për pagat është i keq, do të ankimohet edhe nga Gjykata Kushtetuese
Sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala, tashmë nuk është risi që të shohim anomali dhe atë që Qeveria Kurti po i largohet gjithherë e më shumë, asaj që e ka premtuar, dhe atë që e ka proklamuar.
Ai pohon se kjo qeveri nuk është duke iu përmbajtur aspak atyre premtimeve mbi të cilat ka ardhur në pushtet, duke shtuar se sot kemi de fakto dhe de juro një situatë që as nuk është sociale, nuk ka barazi, e as nuk ka transparencë dhe komunikim normal sa i përket çështjes së definimit të tyre.
“Definitivisht është e papranueshme dhe ne presim si shumë institucione, jo shkaku i vullnetit tonë, por për arsye të pabarazisë dhe ligjit të keq, e që do të ankimohet edhe në Kushtetuese ky ligj siç kanë proklamuar prokuroria dhe shumë institucione të tjera”, shprehet Shala.
Sipas tij, duhet të ishte një ligj ku do të kishte më shumë debat të shtruar, më analitik, dhe shumë më faktik për gjendjen që ka nevojë shoqëria kosovare.
Fatkeqësisht sipas Shalës, kjo nuk po ndodh dhe sipas tij kjo i bie që tashmë me fillimin e këtij viti edhe atij legjislativ, për fat të keq do të ketë situatë të gjykatave dhe vendimeve të ndryshme, për shkak të mos respektimit të ligjshmërisë dhe standardeve parimore që Qeveria Kurti nuk i ka, fatkeqësisht.
“Në këtë relacion shohim që kjo qeveri sikur ka dëshirë të ngrehë shqetësime, të ngrehë kriza të njëpasnjëshme”, thotë ai për arbresh.info.
Ai është i bindur se Kushtetuesja do e rikthej ligjin për paga.
“ Ne nuk predikojmë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por jemi të bindur duke u mbështetur në mendimet e ekspertëve që ligji do të rikthehet çoftë i tëri, ose në pjesë të caktuara dhe sigurisht që Qeveria do të duhej të reflektonte”, thotë ai.
Shala, ka folur edhe për ligjin për pagat në sektorin në sektorin privat, ku ndër të tjerat ka thënë se duke e pasur parasysh gjendjen ekonomike, inflacionin, shkallën e parealizuar të investimeve kapitale që nuk ka arritur qeveria aktuale t’i përbush, e sheh si të paarsyeshme për mos trajtimin e dinjitetshëm të sektorit privat, i cili sipas tij është goditur tash e tre vjet nga pandemia dhe kriza energjetike.
Qeveria, sipas Shalës, ka neglizhuar shumë sektorin privat, i cili sipas tij, ka mbetur i harruar nga institucionet e shtetit.
Shala kërkon urgjentisht më shumë masa ligjore të jenë pro dinamikes dhe stabilitetit në sektorin privat, veçanërisht në pjesën e pagave.
Ish-ministri i ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, ka folur edhe për buxhetin prej 3.2 miliardë euro, e që sipas tij, është normale që ndër vite të ketë rritje të buxhetit të shtetit.
Ai madje thotë që edhe vitin e kaluar ishte buxheti më i lartë ndonjë herë që e kishte Kosova.
Por, sipas Shalës duhet shihet sesa është realizuar apo shpenzuar, sipas tij mjetet kanë qenë në letër por që projektet kapitale që ishin të planifikuara në vitin e kaluar nuk kanë përfunduar.
Ai me satirë i drejtohet Qeverisë Kurti, duke ju thënë se mund të vendosen numra dhe shifra miliardësh sa të dojë në planifikim buxhetor, por e rëndësishme, sipas tij, mbetet që ato të jenë të prekshme nga qytetarët, bizneset dhe ekonomia qarkulluese dhe prodhuese, e cila sipas tij, nuk ka ndodhur nga kryeministri Kurti.
Deputeti i PDK-së, nuk është i kënaqur me kryeministrin Kurti dhe partinë që ai drejton sa i përket kundërshtisë që e kanë për votimin e ndryshimit të Ligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti.
Ai thotë se çdo normalitet legjislativ ka kaluar, e sipas tij ekzekutivi jo rastësisht e ka vonuar tej mase dhe e ka kaluar për këtë vit kalendarik.
Shala e fajëson shumicën parlamentare (Vetëvendosjen), e cila sipas tij nuk e ka vullnetin që mjetet e tyre tu kthehen qytetarëve, por lejon që ato mjete mbesin në portofol të caktuara, duke ju ekspozuara inflacionit. Deputeti thotë se nuk ka arsye të bëhet ky bllokim, prandaj është gabim që kjo po i bëhet këtij fondi.
Shala ka folur edhe për rekomandimet që ai do ia jepte Qeverisë Kurti për vitin 2023. /arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Intervista e plotë
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...