Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar në emër të BE-së për plagosjen e djeshme në Shtërpcë.
Stano tha se BE-ja e dënon me vendosmëri plagosjen e dy të rinjve serbë dhe ka kërkuar nga autoritetet e vendit të hetojnë plotësisht, sipas tij, këtë krim të neveritshëm.
“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.
Kujtojmë se njëri nga të plagosurit është 11-vjeç dhe tjetri 21. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.
Ndërkaq, menjëherë pas këtij incidenti banorët e këtij fshati kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste duke vendosur goma./arbresh.info/
lexo edhe:
Arrestohet një 33-vjeçar, dyshohet për plagosjen e dy personave me armë zjarri në Shtërpcë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...