Google ADS

Gërvalla: Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë përbën një krim të papranueshëm dhe të patolerueshëm

23:40 | 6 Janar 2023
E.H

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas sulmit ndaj dy të rinjëve në Shtërpcë ku ka thënë se plagosja e sotme përbën një krim të papranueshëm dhe të patolerueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se përgjegjësi apo përgjegjësit e këtij krimi duhet dhe do të përballen me drejtësinë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar intensivisht në sqarimin e rrethanave të plagosjes së dy të rinjve në Shterpcë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe të duhur, pa lënë asnjë hapësirë për dilema. Duke e dënuar ashpër këtë krim, njëkohësisht bëj thirrje për ndaljen e çdo tendence të manipulimit dhe paragjykimit të motiveve”, tha Gërvalla.

“Duke iu uruar dy të rinjve shërim sa më të shpejtë dhe familjeve të tyre kurajën dhe urtësinë për ta përballuar këtë situatë të rëndë për ta, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e individëve apo strukturave që shfrytëzojnë fatkeqësitë për të nxitur tensione pa asnjë bazë reale”, shtoi ajo.

Kujtojmë se sot gjatë ditës një person 11 vjeçar e tjetri 21 vjeçar janë plagosur me armë zjarri, por sipas njoftimi të policisë të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka arritur ta arrestoj dorasin si dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se ka kryer veprën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme