EULEX-i dënon sulmin ndaj të rinjve serbë në Shtërpcë, e përgëzon policinë për arrestimin e shpejtë

21:34 | 6 Janar 2023
E.H

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dënuar sulmin mbi dy të rinj serbë në Shtërpcë, sulm të cilin e cilësoi si të pakuptimtë.

Përmes një postimi në Twitter, Wigemark tha EULEX-i e përgëzon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari.

“Në përputhje me mandatin e tij, EULEX. do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm penal”, është shprehur Wigemark.

Tutje, ai tha se lutjet e tij janë me familjet e të lënduarve dhe me komunitetin lokal në Shtërpcë.

Kujtojmë se sot gjatë ditës një person 11 vjeçar e tjetri 21 vjeçar janë plagosur me armë zjarri, por sipas njoftimi të policisë të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka arritur ta arrestoj dorasin si dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se ka kryer veprën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme