Google ADS

Kërkesa për 1,000 trupa në Kosovë, KFOR ia dorëzon përgjigjen Serbisë

20:31 | 6 Janar 2023
E.H

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, ia ka dorëzuar përgjigjen Ushtrisë së Serbisë rreth orës 19:00 në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Në letër është përgjigja mbi kërkesën e Beogradit për kthimin e 1,000 trupave ushtarake në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka konfirmuar se kanë pranuar një dokument lidhur me këtë çështje, raporton N1.

“Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin në Kabinetin e Presidentit dhe Komandantit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me qëllim që ta njoftojë atë për përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Presidenti serb, Vuçiq, bëhet e ditur se do të ketë adresim lidhur me përmbajtjen e përgjigjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme