Është arrestuar një person nga Policia Rajonale e Ferizajt, i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.
I arrestuari është A.K 33-vjecar.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se sot në Shtërpcë janë plagosur me armë zjarri dy persona, njëri 11-vjecar tjetri 31-vjecar.
Të plagosurit siç njofton policia janë jashtë rrezikut për jetë./arbresh.info
Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/1plagosen-nje-11-vjecar-dhe-nje-31-vjecar-u-qelluan-me-arme-zjarri-nga-nje-veture-ne-levizje/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor