Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka mbajtur sot një konferencë për media së bashku me kryeministrin, Albin Kurti ku ka njoftuar për planin e ministrisë së tij për mbështetjen e produkteve bujqësore me subvencione gjatë vitit 2023.
Peci theksoi se për ata që mbjellin grurë do të jepen subvencione 474 euro për hektar, për misër 329 euro për misër, 654 euro për patate dhe 654 euro për fasulen.
Tutje Peci njoftoi se edhe për kulturat pemëtare do të jepen subvencione në vlerë 504 euro për hektar.
Për perimet me sipërfaqe të hapur do të jepen 554 euro për hektar ndërkohë për perimet me sipërfaqe të mbyllur do të jepen 904 euro për hektar.
Për grurin, Peci ka thënë se do të bëhet edhe subvencionim i farës së grurit me 4 centë për kilogram dhe siç thotë ai shuma totale e subvencionit për kultivuesit e farës së grurit do të arrijë në 640 euro.
Ministri Peci tha se do të mbështetet edhe kultura e gështenjës me 504 euro për hektar.
Ndërkohë do të bëhet përpjekje për të nxitur edhe kultivimin e lulediellit si lëndë e parë për prodhimin e vajit.
Për këtë arsye 1 hektar do të subvencionohet me 454 euro e ku do të përfshihet edhe plehërimi dhe akciza për naftë.
Ministri Peci ka thënë se do të vazhdohet edhe me mbulimin e akcizës së naftës me 0,36 centë për litër.
Peci shtoi se do të ketë edhe subvencionim të pjesshëm të plehut artificial. 150 euro për hektar për grurë, 100 euro për hektar për misër, patate dhe fasule.
Gjithashtu ministri Peci ka treguar se tek subvencionimi i grurit është ulur kriteri prej 2 hektarësh dhe është bërë 1 hektar.
“Gjithashtu pragun e sasisë së grurit të deponuar në mulli e kemi ulur nga 6 mijë kilogram e kemi ulur në 3 mijë kilogram”, ka thënë ministri Peci.
Në fund ka treguar se do të ketë subvencion edhe për bimët mjekësore dhe aromatike, specifikisht për bimët mjaltdhënëse me 450 euro për hektar./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë