Evan N’Dicka është një nga mbrojtësit qendror më të kërkuar në Evropë dhe ndër më të vlerësuarit gjithashtu.
Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer viteve të fundit në Bundesliga me Eintracht Frankfurt, por ai është futur në vitin e fundit të kontratës.
Klubi gjerman i ka bërë disa oferta për rinovimin e kontratës, por francezi ka refuzuar pasi dëshiron një hap para në karrierën e tij.
22-vjeçari francez ka përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës, me klubin katalunas që duan ta marrin atë si transferim të lirë në verën e këtij viti.
Mediumi gjerman Sport1 ka raportuar se drejtuesit e gjigantit katalunas kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit dhe vet N’Dicka e mirëpret një transferim në Camp Nou.
N’Dicka këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje me Frankfurtin ku ka arritur të regjistrojë edhe një asistim. Megjithatë Barça nuk do ta ketë aspak të lehtë të fitoj garën për qendërmbrojtësin, pasi pas tij janë vënë shumë skuadra të mëdha evropiane.
Juventus, Roma, Milan, Inter, Arsenal, Chelsea, Newcastle United, Tottenham Hotspur dhe Paris Saint Germain janë klubet tjera që kanë shprehur interesim për transferimin e N’Dickas. /Telegrafi/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...