Google ADS

Projekt për riaktivizimin e të rinjëve të Shtimes

09:00 | 18 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Tre të rinj nga Shtimja kanë iniciuar një projekt i cili ka për qëllim zhvillimin profesional tek të rinjtë e Komunës së Shtimes.

Iniciuesit thanë, se ky projekt ka ardhur si ide, për zhvillimin profesional me nxënësit nga mosha 14-18 vjet nga të gjitha komunitetet, pas shumë anketimeve dhe analizave që i’u janë bërë kësaj grup moshe.

Projekti “Professional Development” ka riaktivizuar të rinjtë e kësaj komune përmes trajnimeve psiko-sociale, ku ndër temat që trajtohen janë: dinamika dhe puna ekipore, si të shkruaj në CV-letër motivuese, lidershipi social, ndikimi i medieve në shoqëri, persuacioni-ndryshimi i qëndrimeve etj.

Deri në fund të projektit kanë mbetur edhe gjashtë javë, nga gjithsej dymbëdhjetë.

Ndjekësit e trajnimeve në fund do të certifikohen nga UNICEF Innovation Lab Kosovo.

Professional Development është projekt fitues në UP-Shift edicioni i tretë, i organizuar nga UNICEF Innovation Lab Kosovo.

Ky projekt është iniciuar nga tre të rinj nga Shtimja: Amir Demiri, Arbenita Bungu dhe Arbresha Qerimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme