Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se Galeria Kombëtare e Kosovës po vjen me program vjetor si asnjëherë më parë jo vetëm me ekspozita.
Çeku përmes një postimi në Facebook tha se buxheti vjetor i GKK-së është rritur për afër 65 për qind në krahasim me vitin paraprak.
“Galeria Kombëtare e Kosovës me program vjetor si asnjëherë më parë. Jo vetëm ekspozita, edhe mediume të tjera. Emra të etabluar të artit, artistë të rinj premtues, hulumtues, studiues e kuratorë. Një përmbajtje plot cilësi e provokim artistik. Nga Lumturi Blloshmi te Haveit, nga Agush Beqiri te Erëmirë Krasniqi, Sezgin Boynik, Fatmir Mustafa Karllo, Genc Kadriu, Blerta Hoçia dhe shumë të tjerë”, tha ai.
“Këshilli i ri Drejtues i GKK-së që kryesohet nga Renea Behluli, e në përbërje ka edhe Linda Gusian, Artrit Bytyçin, Agron Blakçorin, Somer Şpatin, Guri Çavdarbashën dhe Arlinda Hajrullahun po i prinë reformës së themeltë të institucionit. Përveç UD drejtores së re Alisa Gojani Berisha, ekipit të GKK-së rishtazi iu bashkuan edhe profesionistë të rinj si Hana Halilaj në pozitën e kuratores, Vlora Hajdini dhe Shkamb Jaka”, u shpreh Çeku.
Tutje, ministri thekson se fuqizimi i stafit aktual dhe angazhimi i profesionistëve të tjerë do të vazhdojnë gjatë vitit.
“Buxheti vjetor i GKK-së është rritur për afër 65 përqind në krahasim me vitin paraprak. Një segment i ri i punës së Galerisë do të jetë Programi Edukativ, me fokus te fëmijët dhe të rinjtë. Blerja e veprave nga artistët vendorë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023. Për sivjet janë ndarë 350 mijë euro për këtë program. GKK me sukses po administron dhe ekspozon koleksionin e 80 veprave të artit të blera vitin e kaluar. Koleksionit shtetëror të artit së shpejti do t’i shtohen edhe 31 vepra të blera nga ekspozitat e Manifesta 14 Prishtina”, potencoi ministri Çeku.
“Gjatë këtij viti nisë edhe procesi i restaurimit të ndërtesës së GKK-së, ndërsa me prioritet trajtohet hapësira e deposë. Për restaurimin e veprave të artit dhe zhvillimin e shkathtësive të brendshme, Galeria gjatë vitit do të angazhojë restauratorë nga shtete evropiane”, u shpreh ai. /arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...