Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për propozimin franko-gjerman ku tha se i ka pëlqyer fakti se propozimi ka nocione, koncepte universale siç janë integriteti territorial, sovraniteti, pavarësia, barazia, sundimi i ligjit e vetëvendosja.
Kurti në një intervistë për VOA tha se këto gjëra duket se i kanë penguar më së shumti Beogradit dhe pikërisht, sipas tij, për ta ambalazhuar refuzimin e këtij propozimi, serbët dhanë dorëheqje prej institucioneve në Kosovë.
“Dhe me këto barrikada në njërën anë dëshiruan ta territorializojnë çështjen përbrenda nostalgjisë për të ashtuquajturin shkëmbim territorial që ka dështuar si projekt por nuk ka vdekur si ide, dhe në anën tjetër dëshiruan ta mbysin pluralizmin politik të komunitetit serb i cili në fakt po lind me Nenad Rashiçin dhe Rada Trajkoviqin. Nëse shikoni mediet në Serbi, këta dy persona janë gati edhe më të urryer sesa unë, pra është përpjekje e vazhdueshme e Serbisë për të mos lejuar pluralizmin e tyre”, është shprehur Kurti.
Tutje, i pari i Qeverisë tha se kjo përpjekje e Serbisë e pati çuar edhe në varsjen e Oliver Ivanoviqit para pesë vjetve, teksa shtoi se propozimi franko-gjerman është bazë e mirë që çon në një zgjidhje.
“Konsideroj që propozimi franko gjerman apo i Bashkimit Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara është një bazë e mirë, mirëpo nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Beograd në fillim të nëntorit doli ministri i tyre i Jashtëm, përndryshe zëdhënës i partisë së Millosheviqit dikur, dhe tha se e kemi hedhur poshtë propozimin e tillë. Unë besoj se të gjithë duhet të merremi me ta dhe jo me mua e me sekuencimin e diferencimin e zbatimit të vendimit për targat”, ka thënë Kurti.
Lexo edhe:
Kurti: Nuk ofruam asgjë në shkëmbim për heqjen e barrikadave, u hoqën nga frika
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...