Google ADS

Kurti: Nuk ofruam asgjë në shkëmbim për heqjen e barrikadave, u hoqën nga frika

18:44 | 5 Janar 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’ka ofruar asgjë në shkëmbim në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri të vendit.

Kurti në një intervistë për VOA tha se krejt çka ka dhënë Qeveria e Kosovës është koha shtesë për KFOR-in, teksa shtoi se gjatë gjithë kohës ka pasur komunikime me ambasadën amerikane, ambasadorët e QUINT-it, KFOR-in e EULEX-in.

“Kemi pasur komunikime me ambasadën amerikane, ambasadorët e QUINT-it e sidomos me KFOR-in e EULEX-in, por ne s’kemi ofruar asgjë në shkëmbim, përveç kohës shtesë për KFOR-in dhe gjithashtu ishte e qartë që ato barrikada u ngritën nga struktura ilegale të Serbisë që u shndërruan në banda kriminale pikërisht në kohën kur ne u dakorduam që t’i shtyjmë për prill të vitit 2023 zgjedhjet në 4 komunat në veri. Në një mënyrë, atëherë kur ne e bëmë një koncesion, ata i ngritën barrikadat sepse kishin ngelur pa pretekst”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se Policia e Kosovës do të ndërhynte për t’i hequr barrikadat para Vitit të Ri, nëse ato nuk do të hiqeshin, teksa shtoi se barrikadat edhe u vendosen edhe u hoqën nga frika.

“Bindja ime fuqishme është që nga frika edhe i kanë vendosur por edhe nga frika i kanë hequr. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje. Ne kemi ofruar gjentilencën tonë karshi KFOR-it që kërkoi pak më shumë kohë që të hiqen barrikadat pa ndërhyrjen e policisë sonë. Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të hiqeshin barrikadat”, është shprehur Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme