Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e 28-vjeçarin E.L., i cili ditën e mërkurë u përfshi në aksidentin me tre viktima në rrugën e Arbrit.
28-vjeçari ishte drejtuesi i mjetit, me të cilin u përplas autmjeti tip Benz, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, shton policia.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...